Fabio Fognini është italiani i parë që fiton një 'Masters 1000'

291:"MONTE-CARLO, MONACO - APRIL 21: Fabio Fognini of Italy plays a forehand against Dusan Lajovic of Serbia in the men's singles final during day eight of the Rolex Monte-Carlo Masters at Monte-Carlo Country Club on April 21, 2019 in Monte-Carlo, Monaco. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images) 12:"Getty Images
Fabio Fognini ka hyrë në histori duke u bërë tenisti i parë italian që triumfon në një turne 'Masters 1000' dhe e bëri këtë në ATP-në e Montecarlos, ku është stërvitur në vijimësi.
Italiani mposhti në finale tenistin serb Dusan Lajovic, në një sfidë që zgjati një orë e 38 minuta dhe u mbyll me rezultatin 2-0 në sete (6-3, 6-4).

Fognini befasoi në gjysmëfinale, ku eliminoi edhe mbretin e fushave me dhe, spanjollin Rafael Nadal, të cilin gjithashtu e mposhti 2-0 në sete.
Pasi këtij triumfi, tenisti italian ngjitet shumë në renditjen botërore, duke shkuar vetëm 250 pikë larg dhjetëshes kryesuese.


Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































