LAJMI I FUNDIT:

Evropa zotohet ta shpëtojë marrëveshjen bërthamore me Iranin

Evropa zotohet ta shpëtojë marrëveshjen bërthamore me Iranin

Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe thanë se do të punojnë me palët e mbetura dhe nxitën Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të mos pengojë zbatimin e marrëveshjes.

Rusia dhe Kina, nënshkruesiht e tjerë të paktit të vitit 2015, gjithashtu theksuan mbështetjen e tyre për marrëveshjen.

Qeveritë e Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe, përmes një komunikate të përbashkët thanë se largimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk ndryshon qëllimin e tyre dhe të marrëveshjes, ndaj dhe do të vazhdojnë të punojnë për këtë.


Në të njëjtën linjë u shpreh edhe qeveria iraniane, e cila tha se po punon që të shpëtojë marrëveshjen pa pjesëmarrjen amerikane.

Presidenti iranian, Hassan Rouhani tha se do të punojë me vendet europiane, Rusinë dhe Kinën për të ruajtur paktin bërthamor.

E gjithë kjo rrëmujë u shkaktua nga vendimi i Presidentit amerikan, Donald Trump, për t’u tërhequr nga marrëveshja, e cila sipas tij ishte e tmershme, e njëanshme dhe nuk duhej të ishte firmosur kurrë.

Ai tha se pakti, jo vetëm që kufizon shumë pak aktivitetin bërthamor të Iranit, por nuk bën asgjë për të ndaluar aktivitetet e tjera armiqësore të këtij vendi në Jemen, Siri dhe zona të tjera. Trump e cilësoi marrëveshjne një gabim historik, ndërsa në vitin 2015 ajo ishte cilësuar një arritje historike.

Me përjashtim të Izraelit, që përshëndeti vendimin e Trumpit, çdo vend apo organizëm tjetër ka shprehur keqardhjen për tërheqjen amerikane, që sidoqoftë nuk u ndal.

Por, telashet e tërheqjes së Amerikës nuk kanë nisur ende mirë, pasi rikthimi i sanksioneve të ashpra ekonomike amerikane ndaj Iranit do të frenojë këdo që do të dojë të bëjë tregti me Republikën Islamike të Iranit, pasi do t’i duhet që të shkelë sanksionet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Anulohen trenat dhe autobusët drejt Beogradit - Vuçiq po bën gjithçka për ta penguar protestën masive kundër tij

Anulohen trenat dhe autobusët drejt Beogradit - Vuçiq po bën gjithçka për ta penguar protestën masive kundër tij

Serbia
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kalo në kategori