Telegrafi

Eugent Bushpepa lanson këngën e re “Stay With Me Tonight”, pjesë e klipit modelja Adrola Dushi

Këngëtari i mirënjohur nga Shqipëria, Eugent Bushpepa, ka publikuar sot (e mërkurë) këngën e re.

“Stay With We Tonight” është titulli që ia ka vënë projektit, i cili e ka shoqëruar edhe me video.

Tekstin dhe muzikën e ka realizuar vet artisti, teksa protagoniste e klipit është modelja nga Shqipëria, Adrola Dushi.

Adrola Dushi dhe Eugent Bushpepa (Foto: YouTube)

Bukuroshja vjen në skena mjaft atraktive, ndërsa e ka bërë projektin edhe më të veçantë me paraqitjen e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Eugent Bushpepa

Kënga është tërësisht në gjuhën angleze dhe interpretimi i shkëlqyer nuk ka munguar as nga ana e Eugentit.

Klipi i është besuar Renuar Locajt, dhe kënga tanimë është lansuar në kanalin e Bushpepës në YouTube.

“Ju nuk më keni parë në asnjë videoklip, dhe ndoshta nuk do më shihni më asnjëherë, por këtij djalit, ose më saktë, këtyre djemve nuk i thoja dot JO. Erdhem të tre nga një qytet i vogël dhe ia dolëm të ndërtonim ëndrrat tona. Gent, unë kam qenë, jam dhe do të jem fanse e muzikës dhe zërit tënd! Reni, ti je bashkëpuntori i vjetër, profesionist i vërtetë, tanimë shoku im”, ka shkruar Dushi në postimin e saj të ndarë me ndjekësit në Instagram, duke falënderuar bashkëpuntorët rreth këngës. /Telegrafi/