Njihet si njëra ndër tekst shkrueset shqiptare me më famë në botë.
Por, së fundi po krijon hite edhe për vete. Bebe Rexha ditë më parë ka publikuar projetin e fundit “No Broken Heart”, të cilën e solli në bashkëpunim me Nicki Minaj.
Duket se këngëtarja nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq. Ajo para pak çastesh publikoi një video në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke kënduar një këngë të panjohur për fansat e saj.
Mbetet të shihet nëse është fjala për ndonjë prej krijimeve më të reja muzikore të albumit të ri apo ndonjë këngë për bashkëpunëtorët e saj, Rihanna dhe Eminem. /Telegrafi/