Vera është sezoni i bashkëpunimeve dhe nuk ka dyshim se edhe këtë vit do të kemi shumë të tilla.
Një bashkim forcash që pritet të pushtojë edhe tregun muzikor është ai në mes të Getoar Selimit, Majk dhe Ermal Fejzullahut.
Ky i fundit lajmin e ka bërë të ditur para disa ditësh në një intervistë televizive, gjersa ka shtuar se është i kompletuar edhe nga ana vizuale.
Megjithëse kënga është realizuar më parë, ky duet i këngëtarëve të njohur ishte shtyrë për shkak të situatës në vend e po ashtu edhe muajit të shenjtë të Ramazanit.
Sidoqoftë, të tre artistët së fundmi kanë ndarë një postim në InstaStory duke treguar datën e saktë të lansimit.
Të njëjtit njoftojnë fansat e publikun se projekti i tyre i përbashkët do të lansohet më 12 maj (e mërkurë).
Presim të shohim se çfarë kanë përgatitur yjet e estradës shqiptare, përkundër se Ermali i takon një zhanri tjetër muzikor nga ai i Ghettos dhe Majk. /Telegrafi/