Zgjedhjet presidenciale në Turqi po përcillen me vëmendje nga pothuajse çdo media botërore.
Atje në garë janë presidenti aktual Recep Tayyip Erdogan dhe Kemal Kiliçdaroglu të cilët shkuan në raundin e dytë, transmeton Telegrafi.
Pasi presidenti aktual votoi në një shkollë të mesme në Stamboll, i shoqëruar nga bashkëshortja Emine, ai foli para mediave.
Në anën tjetër, ka shpërndarë sërish para fëmijëve si dhe lodrave në oborrin e kësaj shkolle.
Kjo nuk është hera e parë që Erdogan shihet duke u dhënë para fëmijëve gjatë zgjedhjeve.
Njëjtë veproi edhe në raundin e dytë, kur u filmua duke u dhënë para disa fëmijëve që ishin shoqëruar nga prindërit dhe po prisnin për të votuar. /Telegrafi/
Erdoğan'ın Üsküdar'da oyunu kullandığı okulun önünde oyuncak ve para dağıttığı görüntüler. pic.twitter.com/mKBNTm25eZ
— Burcu Uğur (@_BurcuUgur_) May 28, 2023
Erdoğan, oy kullanmak için gittiği okulda çocuklara para dağıttı.
— Aykırı (@aykiricomtr) May 14, 2023