Autoritetet greke kanë filluar mbledhjen e qindra mijëra peshqve të ngordhur që u gjendën në një port turistik në qytetin qendror të Volos këtë javë pasi u zhvendosën nga habitatet e tyre të zakonshme të ujërave të ëmbla gjatë përmbytjeve vitin e kaluar.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ata krijuan një erë të keqe që alarmoi banorët dhe autoritetet që u përpoqën t’i largonin “para se era të arrinte” te restorantet dhe hotelet aty pranë.
“Ajo shtrihet në kilometra”, tha anëtari i këshillit të qytetit Stelios Limnios për Reuters. “Nuk është vetëm përgjatë bregdetit, por edhe në qendër të Gjirit Pagasetik”, tha ai, duke iu referuar zonës në det të Volos, bregdeti i së cilës është i mbushur me shtëpi pushimi.
Siç bëhet e ditur, të mërkurën, peshkatarët përdorën rrjetat për të mbledhur peshqit që më pas u hodhën në pjesën e pasme të kamionëve.
Më shumë se 40 ton janë mbledhur në 24 orët e fundit, thanë autoritetet.
The Municipality of Volos has temporarily revoked the Blue Flag status from six beaches due to environmental concerns about the presence of dead fish in the Pagasitikos Gulf. This precautionary measure is taken to ensure the safety of swimmers and maintain environmental… pic.twitter.com/Dk1N8YJGaV
— Greek City Times (@greekcitytimes) August 27, 2024
Kryetari i bashkisë së Volosit, Achilleas Beos, tha se era ishte e padurueshme.
Gjatë një konference për shtyp të mërkurën ai fajësoi qeverinë që nuk u mor me problemin përpara se të arrinte në qytetin e tij.
Ai paralajmëroi se peshqit e kalbur mund të krijojnë një katastrofë mjedisore për speciet e tjera në zonë.
Ekspertët thanë se problemi u shkaktua nga përmbytjet historike vitin e kaluar.
Fatkeqësia është ndikimi i fundit i motit ekstrem në Greqi që shkencëtarët e lidhin me ndryshimet klimatike, duke përfshirë temperaturat më të larta dhe reshjet e çrregullta që shkaktojnë zjarre dhe përmbytje.
Dimosthenis Bakoyiannis, 33 vjeç, i cili zotëron një restorant plazhi 10 km (6 milje) nga Volos, thotë se qarkullimi ra 80% këtë verë pasi më pak turistë donin ta vizitonin pas përmbytjeve. /Telegrafi/