Samsunspori dhe Trabzonspori po luajnë përballë njëra-tjetrës në duelin e vlefshëm për javën e 35-të në elitën e futbollit turk.
Në këtë ndeshje nga minuta e parë për Trabzonsporin e ka nisur mesfushori shqiptar Enis Bardhi, i cili edhe kësaj radhe gjeti rrugën e rrjetës.
Po zhvillohej minuta e 32-të e takimit kur Bardhi ekzektuoi për mrekulli një goditje dënimi, duke shënuar në portën e Samsunsporit për rezultatin 2-1.
https://twitter.com/FootColic/status/1786796607435837552
Ky ishte goli i gjashtë i Bardhit këtë edicion në Superligën e Turqisë, teksa ka kontribuar edhe me katër asistime.
Momentalisht Samsunspori po udhëheq me rezultat 3-1 dhe në rast se mysafirët pësojnë humbje, kjo do të ishte e para për ta pas tri ndeshjeve rresht me fitore./Telegrafi/