Site icon Telegrafi

Emiliano Martinez ka krijuar armiq pa nevojë – pothuajse e gjithë Evropa dalin kundër tij

Patrick Vieira ka kritikuar Emiliano Martinez për vendimin ‘idiotesk’ të portierit argjentinas për të tallur Francën pas fitores së tyre në finalen e Kupës së Botës fundjavën e kaluar.

Argjentina mposhti Francën në Katar, me gardianin që luajti rolin e heroit, duke pritur një penallti të Kingsley Coman në rezultatin 4-2, derisa koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan 3-3.

Gjatë javës së kaluar, numri një i Aston Villas realizoi triumfin e parë të vendit të tij në Kampionatin Botëror që nga viti 1986, derisa pas finales bëri disa thumbime në drejtim të Francës dhe Kylian Mbappes.

Ai fillimisht u tall me sulmuesin e PSG-së, i cili u bë lojtari i parë që shënoi një hat-trick në finalen e Kupës së Botës që nga Sir Geoff Hurst i Anglisë në vitin 1966 të dielën, duke bërë thirrje me shaka për një minutë heshtje për të, ndërsa Argjentina festonte në dhomën e zhveshjes pas fitoren.

Dhe gjatë paradës së tyre të fitores në Buenos Aires, Martinez madje u pa duke tundur një kukull me fytyrën e Mbappes në të ndërsa ishte në autobusin e tyre të hapur.

Adil Rami e ka cilësuar atë si ‘njeriu më i urryer në futboll’, ndërsa Les Bleus gjithashtu ka bërë një ankesë zyrtare për veprimet e tij.

Tani Vieira, i cili fitoi turneun me Francën në vitin 1998, e ka dënuar Martinezin pasi pa portierin që tallte vendin e tij këtë javë.

“Kur flisni për abuzimet dhe komentet që ai mori pas Kupës së Botës, mendoj se kjo po e dëmton lojën dhe veten e tij”, deklaroi të premten trajneri i Crystal Palace.

“Disa nga fotot që pashë nga portieri i Argjentinës larguan pak nga ajo që Argjentina arriti në Kupën e Botës. Nuk mendoj se ata vërtet kishin nevojë për këtë”.

“Ju nuk mund të kontrolloni ndonjëherë emocionet apo vendimet e njerëzve, por ky ishte një vendim idiotesk nga Martinez për ta bërë këtë”, vazhdoi ai.

Martinez do të rikthehet në ndeshjet me klubin me Villan javën e ardhshme pas formës së tij të shkqlyer në Kampionatin Botëror.

Trajneri i ri, Unai Emery, ka zbuluar se do të zhvillojë bisedime me portierin për festimet e tij të diskutueshme, në të cilat ata do të përfshijnë edhe ‘kontrollin e emocioneve’.

“Dua të flas me të kur ai do të vijë këtu javën e ardhshme, por po mendoj më shumë për performancën dhe fitoren e tij, sesa për festën e tij”, deklaroi Emery.

“Festimi është për tifozët, me emocione shumë të mëdha. Nuk është një moment i mirë si trajner për të identifikuar pse”.

“Preferoj të jem i fokusuar në mënyrën se si ai performoi dhe si do të fitojë me ne më pas. Unë do të flas me të sepse dua ta kontrolloj edhe për këtë – emocionet e tij”.

“Duhet të kemi vlera, duhet të fokusohemi tek sjellja kur jemi bashkë dhe me lojtarët kundërshtarë”.

“Ne mund të flasim në 90 për qind të rasteve për gjëra shumë të mira dhe të jemi shumë krenarë për të, për performancën e tij, për fitoren e tij. Bëhet fjalë për më shumë se detaje të vogla si festimet”, ka shtuar më tej trajneri i Aston Villas. /Telegrafi/

Exit mobile version