Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, mendon se Kosova për 10 vjet ka bërë hapa të rëndësishëm në procesin e konsolidimit të shtetit. Përparim, thotë Tahiri, Kosova ka shënuar edhe në rrugën euroatlantike. Por, kjo, sipas saj, nuk është e mjaftueshme.
“Lufta jonë për liri dhe pavarësi ka qenë e suksesshme. Ne e kemi fituar luftën mbi okupatorin serb, natyrisht edhe në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, në krye me SHBA-në. Fakti që sot jemi shtet i pavarur, tregon që e duam dhe e kemi dashur Kosovën, por paslufta dhe procesi i shtetndërtimit ka treguar se idealizimi dhe patriotizmi nuk kanë qenë në nivelin e duhur, ashtu siç ka qenë në periudhën e çlirimit”, thotë Tahiri.
“Mendoj që kemi bërë hapa të rëndësishëm drejt ndërtimi të shtetit sovran, të pavarur dhe demokratik. Në vizionin euroatlantik kemi bërë përparime. Por, këto nuk janë të mjaftueshme”, shton ajo.
Tahiri, më tutje, në këtë 10-vjetor të pavarësisë, në mesazhin e saj, ka ftuar politikanët dhe qytetarët e Kosovës që në radhë të parë të vendosin interesin e shtetit, ndërsa interesat tjera t’i lënë anash.
“Politikanët, por edhe gjithë populli i Kosovës, duhet ta kenë të qartë se interesi nacional duhet të jetë i pari, ndërsa interesat tjera të vihen anash. Këtë raport duhet ta ndryshojmë. Pra, duhet interesi nacional para çdo interesi tjetër të ngushtë, e që ka qenë dukuri në këto vitet e pasluftës”, thotë Tahiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në ‘Instagramin’ e grupit terrorist ‘Brigada e Veriut’

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës