Ushtria ruse ka ekzekutuar në mënyrën më mizore 16 ushtarë ukrainas të zënë rob lufte në afërsi të fshatit Mykolaivka në qarkun Pokrovsk të rajonit të Donetskut – ekzekutimi më i madh deri më tani në fushëbetejë.

“Gjatë 1 tetorit 2024, kanalet e ndryshme në Telegram raportuan për ekzekutimin e 16 ushtarëve ukrainas nga forcat ruse. Pushtuesit rusë kanë kryer krimin e fundit të luftës në afërsi të fshatit Mykolaivka”, thuhet në kumtesën e ushtrisë ukrainase.


Videoja e filmuar nga ajri, shfaq ushtarët e zënë ukrainas duke dalë nga zona malore nën kërcënimin e rusëve që ecnin prapa tyre duke ua drejtuar armët. Sapo u rreshtuan, pushtuesit hapën zjarr mbi ta duke i vrarë, pavarësisht se ishin dorëzuar dhe nuk kishin armë.

Zyra e Kryeprokurorit të Ukrainës është duke verifikuar videon e postuar. Andrii Kostin nga kjo zyrë tha se është ekzekutimi më i madh i të burgosurve ukrainas në fushëbetejë.

Forcat e rëndit thanë se një veprim i tillë shkelë rëndë Konventën e Gjenevës, dhe klasifikohen si krime ndërkombëtare. /Telegrafi/