E pasigurt nëse Termokos i fillon sezonin ngrohës

Sezoni dimëror i ngrohtores së qytetit Termokos nuk është e sigurt nëse do të nis nesër për shkak të situatës jo të mirë financiare në të cilën gjendet dhe mungesës së mazutit.
Kryeshefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrjeje, Arsim Janova thotë se po përballen me probleme të mëdha, sepse gjendja aktuale e Termokosit është shumë e rënd dhe me shumë probleme. Janova thotë se do të ketë një menaxhim transparent të kësaj ndërmarrjeje. Ai kërkon nga qytetarët të jenë të përgjegjshëm për obligimet që kanë, raporton Radio Kosova.
Borxhi total i konsumatorëve ndaj ngrohtores Termokos është rreth 16 milionë euro. Sipas departamentit të prodhimit, për një sezon ngrohëse harxhohen rreth 15 mijë ton mazut. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
14/10/2011
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































