Site icon Telegrafi

E godet gruan me tërë forcën në kokë me shkop bejsbolli, sulmuesi kapet nga policia e Washingtonit – kamerat e sigurisë filmuan momentin kritik

Një burrë i pastrehë me 16 vepra të ndryshme kriminale, po akuzohet për sulm fizik të shkallës së parë, pasi me tërë forcën goditi në kokë me shkop bejsbolli një grua, e cila mbeti e shtrirë në tokë pa vetëdije e larë në gjak dhe me kafkë të thyer.

E sikur kjo të mos mjaftonte sulmuesi, më pas u largua për të shkuar në një piceri për të shijuar specialitetet e preferuara. Gjithqka ndodhi në Washington, ku Wantez Tullos, 31-vjeç, i cili ishte arrestuar 11 herë më parë për vepra të ndryshme, goditi gruan, transmeton Telegrafi.

Gjatë 31 janarit, ai është filmuar duke e goditur me shkop bejsbolli në kokë Emma Shengnan Wang. Wong u rrëzua në tokë pavetëdije, ku si pasojë pësoi thyerje të kafkës, kurse sulmuesi u largua nga vendi i ngjarjes me çantën e saj.

Wang në ndihmë i dolën kalimtarët e rastit që e gjetën të lartë në gjak. Ajo është një inxhiniere që punon në Amazon dhe jeton në Seattle. Nga sulmi me shkop bejsbolli është detyruar t’i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik.

Tulloss lëre që u filmua nga kamerat e sigurisë, por edhe disa kalimtarë rastit kishin dëgjuar krismën kur e kishte goditur me shkop bejsbolli në kokë gruan e pafajshme.

Pasi ekipet e policisë dolën në terren arritën ta arrestojnë, kurse tani në seancë është bërë e ditur se pas sulmit, ai kishte shkuar në një piceri për të ngrënë – pra duke u shtirur sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe. /Telegrafi/

Exit mobile version