Site icon Telegrafi

E gjithë bota në festë me këtë lajm: Zbulohet vaksina për diabet

Vetëm në SHBA vuajnë 1.25 milionë njerëz nga tipi 1 i diabetit. Një vaksinë e përdorur 100 vite më parë për tuberkulozin (bacillus Calmette-Guerin) mund të jetë premtuese për personat që vuajnë nga diabeti.

Tani kjo vaksinë shfrytëzohet për trajtimin e kancerit në fshikëz dhe konsiderohet shumë e sigurt, transmeton Telegrafi.

Një deklarim i bërë dje në 75th Scientific Sessions of the American Diabetes Association thotë se FDA do ta testoj vaksinën në 150 njerëzit që janë në fazën e avancuar të tipit 1 të diabetit.

Trupi i një personi që vuan nga ky lloj i diabetit nuk prodhon insulinë për shkak të sistemit të imunitetit që i shkatërron qelizat që e krijojnë insulinën. Qelizat T prodhohen dhe këto qeliza krijojnë probleme në ishujt pankreatik, ku edhe prodhohet insulina. Kjo vaksinë funksionon duke i eliminuar këto qeliza T.

Pacientëve që u është injektuar kjo vaksinë iu ishin rritur nivelet e një substance të quajtur faktori tumor nekrozë. Nivelet e ngritura të TNF në sistem i shkatërrojnë qelizat T që janë përgjegjëse për prodhimin e insulinës.

Në studimet e mëhershme është parë që pacientëve që u është injektur vaksina e tuberkulozit dy herë brenda një periudhe katër javore, kanë rezultuar në shkatërrimin e qelizave të rrezikshme T dhe disa nga ta kishin filluar të krijojnë insulinë.

Jo të gjithë ekspertët e diabetit kanë besim se ky trajtim do të funksionoj, por koha do të tregoj nëse kjo vaksinë do të bëhet opsioni numër një për trajtimin e tipit 1 të diabetit. /Telegrafi/

Exit mobile version