Lideri Juventus ishte komod në triumfin prej 3-1 kundër Chievos, në sfidën ku Kwadwo Asamoah bëri paraqitje të mirë.

Roma i shënoi tre gola në portë të Sampdorias, dy nga të cilët i realizoi Mattia Destro. Dy gola shënoi edhe Alberto Gilardino në barazimin e Genoas (3-3) ndaj Udineses.


Napoli regjistroi fitore prej 2-1 si mysafir i Sassulos me golat e Blerim Xhemailit dhe Lorenzo Insignes.

Milani fitoi me një gol të Mario Balotellit kundër Bolognas, ndërsa Interi e mposhti Fiorentinan (2-1) në udhëtim.

Njëmbëdhjetëshi i javës së 24 në Serie A (4-3-3):

Portier: Christian Abbiati, (Milan).

Mbrotjës: Gino Peruzzi (Catania), Walter Samuel (Inter), Emerson (Livorno), Cristian Molinaro (Parma).

Mesfushorë: Omar El Kaddouri (Torino), Miralem Pjanic (Roma), Kwadwo Asamoah (Juventus).

Sulmues: Mattia Destro (Roma), Alberto Gilardino (Genoa), Lorenzo Insigne (Napoli).

/Telegrafi/

telegrafi sport app