Dy shtetas të Maqedonisë janë në mesin e personave të vdekur në aksidentin zinxhiror që ndodhi sot në autostradën Beograd - Nish, në qendër të Jagodinës, njofton portali serb "Blic".

Krahas shtetasve të Maqedonisë, sipas kësaj gazete kanë ndërruar jetë edhe pesë shtetas të Serbisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë për AIM deklaruan se ambasada e Maqedonisë në Beograd tash për tash nuk ka asnjë informacion nga MPB-ja e Serbisë për personat e ndjerë me shtetësi të Maqedonisë.

Në aksident, sipas informacioneve nga MPB-ja e Serbisë, janë lënduar 27 persona dhe janë dërguar në spitalet në Jagodinë dhe Quprija.

Në aksident kanë kanë marrë pjesë 34 automjete, ndërsa arsyet për aksidentin është mjegulla e dendur./Telegrafi/