Latif Mustafa
Aq më tepër që insistohet në krijimin e një opinioni publik për “krijimin e Qeverisë” nga ana e LSDM-së, po aq shtohet edhe bindja për panikun brenda kësaj partie për “rrëshqitjen e peshkut” nga dora dhe humbjen e mundësisë historike. Në anën tjetër, platforma e përbashkët shqiptare e iniciuar nga Tirana, me të gjitha gabimet konceptuale dhe paradokset në formulimin e saj, po interpretohet si argument për narracionin nacionalist të VMRO-së, gjë kjo e cila do t’i rritë apetitet e kësaj partie për improvizimin e një krize të re, për ta shty vendin në zgjedhje të reja. Normalisht që, sipas llogarive të tyre, në fushatën e re parazgjedhore, interpretimi i një diskursi të ri nacionalist do të rriste numrin e deputetëve të VMRO-së dhe së bashku me partinë tjetër të kampit shqiptar, BDI-në, do të formojnë, lehtësisht, Qeverinë e re që tashmë bazohet mbi legjitimitetin e rregullit, fitues me fitues.
Në kampin shqiptar, partia fituese e zgjedhjeve të 11 dhjetorit, BDI-ja, pas legjitimitetit të rifituar me rastin e deklaratës së Tiranës, do të udhëheq një fushatë nacionaliste në mënyrë që të ruajë numrin e deputetëve aktualë, me ambiciet për të fituar diç më tepër. Normalisht, tashmë fuqia elektorale e partive politike shqiptare është e njohur dhe mobilizimi i BDI-së do të jetë shumë më i lartë. Në dukje si betejë e re që pritet ta zhvillojë BDI-ja, mund të interpretohet si një tentativë për të ruajtur epitetin e fituesit tek shqiptarët dhe legjitimitetin për realizimin e platformës/deklaratës së përbashkët shqiptare, të iniciuar nga Tirana. Në rast të formohet Qeveria brenda këtyre ditëve, lufta ndaj opozitës do të jetë e pa kompromis, e shtrirë në të gjitha format e represionit dhe shantazhit si dhe punësimeve të reja për tërheqje të elektoratit.
Partitë opozitare si koalicioni “Rilindje me Besë” dhe “Aleanca për Shqiptarët” përkundër komoditetit dhe indiferencës që shfaqin ndaj situatës, duke u mjaftuar me nënshkrimin e një deklarate që praktikisht pothuaj se është utopike, organizimi i zgjedhjeve të reja mund të ketë një kosto të madhe për to, fillimisht në aspektin politik, në aspektin financiar dhe në aspektin e resurseve njerëzore.
Sfida e parë, e koalicionit “Rilindje me Besë” dhe “Aleancës për Shqiptarët” është ajo e reflektimit ndaj situatës aktuale dhe të ndërmarrin të gjitha iniciativat politike për bllokimin e BDI-së, për keqpërdorimin e platformës. Në frymën e deklaratës së Tiranës, të bëhet reduktimi i deklaratës së Tiranës në tri pika kryesore: 1. Vazhdimi i mandatit të Prokurorisë Speciale dhe krijimi i Gjykatës Speciale; 2. Numërimi i popullsisë dhe shpërndarja simetrike e funksioneve kyçe shtetërore në bazë të përqindjes së etnive në Republikën e Maqedonisë; 3. Ndryshimet kushtetuese të mjaftueshme për aderim në BE dhe NATO.
Po gjuha shqipe?
Mos zyrtarizmi i gjuhës shqipe në nivel shtetëror nuk është thelbi i problemit se pse shqiptarët nuk gëzojnë qasje të barabartë me maqedonasit në këtë shtet. Përkundrazi, gjuha është alibia më e fortë për prolongimin e proceseve të mirëfillta politike dhe marrëveshjeve për ndarjen e pushtetit. Sforcimi i Prokurorisë Speciale Publike, si institucion kalimtar për kthimin e shtetit të së drejtës, koncept ky që gjendet në të gjitha platformat politike, krijon uniformiteti shoqëror – si në aspektin e realizimin të të drejtave kolektive të nacionaliteteve përbërëse në Republikën e Maqedonisë dhe është garantues i një kontrate të re sociale në mes komuniteteve politike në Maqedoni. Vetëm një garanci e tillë e bazuar mbi shtetin ligjor, do të mundësoj realizimin kulturor, gjegjësisht, zyrtarizmin e gjuhës shqipe bazuar në një debat të përgjithshëm publik. Koncepti i zhvillimit të një shtetit ligjor do të krijoj rrjedhshmërinë logjike të perceptimit të lirisë së “vetes” dhe të “tjetrit” dhe realizimin e tyre.
Sfida e dytë, në rast të prolongimit të krizës dhe inicimit të zgjedhjeve të reja, nga ana e koalicionit “Rilindje me Besë” dhe “Aleanca për Shqiptarët”, do të ishte krijimi i një fryme fitoreje, një rimobilizim edhe më i madh popullor do të mund të jetë i lodhshëm dhe i bezdisshëm edhe për militantët, por edhe për vetë elektoratin, ngaqë në kohën kur të gjithë janë në pritje të vjeljes së fryteve të 11 dhjetorit, do të detyrohen të futen në një aventurë të re politike. Beteja do të vështirësohej sidomos në përpjekjen për kthimin e elektoratit shqiptar që i dhanë votën LSDM-së më 11 dhjetor. Në anën tjetër, LSDM-ja do të përpiqet që të maksimizojë përpjekjen për përfitimin e votuesit shqiptar me qëllim që të marrë të paktën një deputet më tepër se VMRO-ja.
Në zgjedhjet e reja bashkimi i opozitës, gjegjësisht, koalicionit “Rilindje me Besë” dhe “Aleancës për Shqiptarët” do të jetë i patjetërsueshëm dhe i pashmangshëm. Tani që koalicioni “Rilindje me Besë” e ka mandatin e votuesit shqiptar për të formuar një koalicion të tillë opozitar, presioni i opinionit publik dhe elektoratit do të ishte shumë më i sforcuar në rast të mos krijimit të një koalicioni të tillë. Qëllimi i këtij koalicioni do të ishte fitimi i zgjedhjeve tek shqiptarët dhe fituesi i pozicionit të mandatarit të Shqiptarëve për krijimin e qeverisë së re dhe parashtrimin e platformës së përbashkët ndaj mandatarit të partisë Maqedonase.
Humbja e zgjedhjeve nga partitë opozitare dhe formimi i një qeverie të re bazuar në rregullin, fituesi me fituesin, krijimi i një qeverie VMRO-BDI nën mbështetjen e ndryshimeve të konstelacioneve ndërkombëtare, do të ishte shkatërrimtar për opozitën dhe mundësinë e ofruar për krijimin e një shoqërie të hapur në riformësimin e një paradigme të re për inter-subjektivitet dhe zhvillimin e mirëqenies shoqërore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIa përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit - çfarë do të thotë kjo për Donald Trumpin?
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime