Përfaqësuese të mëdha të futbollit botëror tashmë kanë rezervuar vendet e tyre në Botërorin e Katarit për vitin e ardhshëm.
Anglia, Brazili, Argjentina, Franca, Gjermania, Spanja, Belgjika dhe Holanda tashmë janë kualifikuar për turneun që mbahet në fund të vitit të ardhshëm.
Kjo do të thotë se yjet si Harry Kane, Kylian Mbappe, Lionel Messi dhe Neymar do të kenë shansin e tyre në skenën botërore edhe një herë.
Sulmuesi anglez kryeson formacionin me lojtarë të përfaqësuesve të tjera, që pritet të kenë paraqitje të mira në Kupën e Botës.
Ai është në një skemë 4-2-3-1 së bashku me yjet e Paris Saint-Germain, Messi, Neymar dhe Mbappe.
Pas tyre është një dyshe e mesfushës si Paul Pogba dhe Kevin De Bruyne.
Duke pasur parasysh se Pogba dhe De Bruyne mund të dalin përpara, katërshja e pasme duhet të jetë e fortë dhe me përvojë në nivelet më të larta.
Të preferuarit e Tre Luanëve, Kyle Walker dhe Luke Shaw, pozicionohen në krah, derisa Raphael Varane, është partner në qendër me Virgil van Dijk.
Një tjetër formacion është paraqitur, duke mos përfshirë emrat më lartë dhe në një skemë me tre mbrojtës
Alisson është në portë, ndërsa Marquinhos, Thiago Silva e Antonio Rudiger janë të vendosur para tij.
Fabinho është partner në mesfushë me kroatin, Luka Modric, pas Antoine Griezmannit të Francës në treshen e mesfushës, me Reece James të Anglisë dhe Jordi Alba të Spanjës që japin topa nga krahu.
Në sulm janë dy golashënues të dëshmuar – Karim Benzema dhe Romelu Lukaku, që përmbyllin këtë formacion të dytë. /Telegrafi/