Njëri nga organizatorët ‘Për Maqedoni të bashkuar’, Igor Durllovski, në emisionin ‘Jadi Burek’ në Sitel 3, ka thënë se kur e ka lexuar Deklaratën shqiptare nga Tirana ka qenë i tronditur, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Bëhet fjalë për të qenë ose jo’, ka potencuar Durllovski. Ai për organizimin e protestave thotë se protestat janë paqësore edhe pse disa herë ka përpjekje që qytetarët t’i bëjnë pijanecë dhe fashistë.
‘Unë nuk shoh asgjë fashiste, ne i mbrojmë ato çka paraardhësit na lanë’, ka theksuar Durllovski. /Telegrafi/