Kandidatja e LDK-së për asambliste në Kuvendin e Komunës së Prishtinës, Vlora Dumoshi, përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar votën e prishtinasve për kandidatin e partisë së saj për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi.

Dumoshi ka thënë se i beson Abrashit. “Ai nuk tradhton”, tha ajo.


Postimi i plotë i Dumoshit:Unë jam Vlora e Prishtinës 03 Shumëkush nuk na ka besuar. Disa edhe na kanë fyer e përçmuar pse kërkesat tona për barazi e të drejta që i meritojmë kanë qenë të zëshme. Ne nuk u dorëzuam. Sot jemi më të forta se kurrë. Sot jemi bashkë; më askush nuk mund të na shkelë të drejtat apo të na fyej dinjitetin tonë prej femre. Nuk ka qenë e lehtë për asnjërën prej nesh t’i thyejmë pengesat që jeta na i ka sjellë. Ata që është dashur të na përkrahin e mbrojnë shpesh herë na kanë tradhtuar e lënë vetëm. Por ne nuk jemi ndalur. Unë nuk jam ndalur. Sepse kam besuar në dinjitetin tim; vlerat e mia nuk janë plaçkë që varen nga dikush. Ato më takojnë mua t’i mbroj e promovoj. Secila prej nesh kemi një këngë që kemi nisur dhe e cila ende nuk ka përfunduar. Aty ka nota gëzimi, trishtimi e vetmie por ajo kurrë nuk do të përfundoj e shtypur e thyer dhe e mundur. Kënga jonë do të jetë forcë e motiv për gratë tjera që mos ta ndalin kurrë betejën qe ne kemi nisur. Unë i besoj Arbanit, sepse ai është djali i një nëne të mrekullueshme e zemërmirë. Është bashkëshort i një gruaje të përkushtuar e të fortë. Arbani do të jetë mbështetja jonë. Ai është zotuar për këtë. Unë i besoj atij. Ai nuk tradhton.