“Luje belin” është titulli i këngës së re që do të vijë si bashkëpunim ndërmjet Kidës dhe Dafina Zeqirit.

Fansat e presin me padurim duetin e dy këngëtareve shumë të dashura për publikun që tashmë ka një datë.


Përmes postimeve në profilet e tyre në rrjetet sociale, ato kanë njoftuar se kënga e re do të publikohet nesërmbrëma (e mërkurë) në orën 23:59.

Krahas njoftimit, dy artiset kanë shpërndarë edhe imazhe nga videoklipi i ri muzikor.

Ndryshe, edhe Kida edhe Dafina kanë qenë aktive këtë vit duke realizuar disa këngë mjaft të pëlqyera. /Telegrafi/

kida2 (Foto: InstaStory/dafina.zeqiri)

dafina8 (Foto: InstaStory/dafina.zeqiri)