LAJMI I FUNDIT:

Me dronin 500 dollarësh, ukrainasit arrijnë të hedhin në erë tankun rus – nga shpërthimi i fuqishëm copëzat i fluturojnë

Me dronin 500 dollarësh, ukrainasit arrijnë të hedhin në erë tankun rus – nga shpërthimi i fuqishëm copëzat i fluturojnë

Luftimet e ashpra në pothuajse çdo pjesë të territorit të Ukrainës janë duke vazhduar.

Ukrainasit janë të vendosur që deri në frymën e fundit do të mbrojnë vendin e tyre nga forcat pushtuese ruse, transmeton Telegrafi.

E me rënien e temperaturave, nga të dyja palët thuhet se sulmet janë paksa me intensitet më të ulët.


Në anën tjetër, ukrainasit po tregojnë se dronët janë bërë disa nga armët më të preferuara në sulmet ndaj rusëve.

Këtë e dëshmon më së miri sulmi më i fundit në Avdiivka, ku shihen ukrainasit sesi arrijnë të hedhin në erë tankun rus.

Madje droni i përdorur në këtë sulm është blerë vetëm 500 dollarë, dhe përmes disa modifikimeve është shndërruar në dron kamikaz.

Pasi ishte mbushur me lëndë shpërthyese, droni ishte ngritur në ajër në kërkim të makinerisë ruse që çdo ditë po shkakton dëme si në  njerëz ashtu dhe në infrastrukturë.

Me të lokalizuar tankun rus që lëvizte në një zonë rurale në Avdiivka, goditet direkt dhe nga shpërthimi tejet i fuqishëm shumica e pjesëve të kupolës fluturojnë qindra metra në ajër. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Inteligjenca daneze: Rusia mund të nisë një luftë të madhe në Evropë brenda pesë viteve

Inteligjenca daneze: Rusia mund të nisë një luftë të madhe në Evropë brenda pesë viteve

Evropa
Pse protestat e studentëve në Serbi nuk kanë lider?

Pse protestat e studentëve në Serbi nuk kanë lider?

Serbia
Zbulohet një fenomen i rrallë në hapësirë

Zbulohet një fenomen i rrallë në hapësirë

Botë
Rusia liron amerikanin e burgosur në atë që SHBA e quan hap drejt fundit të luftës në Ukrainë

Rusia liron amerikanin e burgosur në atë që SHBA e quan hap drejt fundit të luftës në Ukrainë

Amerika
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Kalo në kategori