Në internet është parë fotoja e cila është marrur nga njëri prej dyqaneve Walmart në Amerikë dhe tregon versionin 32gb të tabletit të rreshtuar në vlerë prej 499 dollarë.


nexus 10 2

Nexus 10  vjen me ekran prej 10.055 inç me rezolucione prej 2560 x 1600 piksel, 300 piksel në inç, dhe procesor dy-bërthamor A15.

Tableti më i ri nga Google do të ketë kamerë në pjesën e përparme me rezolucion prej 1.9 megapiksel dhe kamerën tjetër në anën e pasme të tabletit me rezolucion prej 5 megapiksel për foto dhe video. 

Nexus 10 poashtu posedon 2gb RAM dhe memorie të brendshme prej 16gb. / Telegrafi /