LAJMI I FUNDIT:

“Djajtë e Kuq” ofrojnë 125 milionë funte për dyshen e Atleticos

“Djajtë e Kuq” ofrojnë 125 milionë funte për dyshen e Atleticos

Sipas mediave angleze, Manchester United janë të gatshëm të bëjnë një ofertë marramendëse në verë prej 125 milionë funteve për dyshen e Atletico Madridit, Antoine Griezmann dhe Jan Oblak.

Trajneri i “Djajve të Kuq”, Jose Mourinho tashmë kishte etiketuar sulmuesin francez, Griezmann, si objektivin e tij kryesor në merkaton e verës.

Nga Thiago e Kroos te Muller: Kështu do të dukej formacioni i United nëse do të arrinin t’i blinin lojtarët pas largimit të Ferguson (Foto)
Lexo po ashtu Nga Thiago e Kroos te Muller: Kështu do të dukej formacioni i United nëse do të arrinin t’i blinin lojtarët pas largimit të Ferguson (Foto)

Drejtuesit e skuadrës së madhe angleze po mendojnë që gjatë verës të ofrojnë plot 85 milionë për të fituar shërbimet e tij.


Megjithatë, ylli francez nuk është futbollisti i vetëm i pëlqyer nga gjiganti anglez, pasi po mendon edhe transferimin e portierin slloven, Oblak, transmeton Telegrafi.

Sipas mediumit anglez “Daily Star”, drejtuesit nga Old Trafford e shohin sllovenin si zëvendësues ideal për portierin David De Gea nëse ky i fundit vendos të largohet drejt Real Madridit.

Unitedi i bashkohet garës për Moratan
Lexo po ashtu Unitedi i bashkohet garës për Moratan

Skuadra nga Old Trafford ka të gatshme plot 40 milionë funte për shërbimet e Oblakut, duke quar kështu ofertën për dy futbollistët në 125 milionë funte.

Gjysma e të ardhurave do të siguroheshin nga shitja e mundshme e De Geas në Santiago Bernabeu, i cili mund të bëhet rekord transferimesh për portieri me një shifër prej 65 milionë funtesh. /Telegrafi/

Ballina e Daily Star

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Liverpooli ‘fundos’ Man Cityn në Etihad, vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit kampion

Liverpooli ‘fundos’ Man Cityn në Etihad, vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit kampion

Premier League
Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

La Liga
Kalo në kategori