LAJMI I FUNDIT:

Disa ide se çfarë mund t’i blini asaj për Shën Valentin

Disa ide se çfarë mund t’i blini asaj për Shën Valentin

Vetëm pak ditë na ndajnë nga festa e Shën Valentinit, e cila njihet edhe si simbol i dashurisë ku çiftet ia shprehin ndjenjat njëri-tjetrit përmes dhuratave.

Por, sigurisht se gjatë këtyre ditëve ju është shtuar stresi se cila mund të jetë dhurata ideale për të.

Telegrafi Deals ju ndihmon në këtë çështje duke ju sjell disa produkte në zbritje, të cilat mund t’i blini për të.

Çantë kozmetike

Nuk ka femër e cila nuk posedon set kozmetike dhe që nuk do ta vlerësonte një çantë të bukur e të përshtatshme për t’i vendosur të gjitha pajisjet e saja të bukurisë e higjienës.

Prandaj ne ju sjellim një çantë me dimensione 20×25 cm e cila ka dorëza mbajtëse dhe patent.

Për festën e Shën Valentinit, çmimi i kësaj çante është nga 24.90 në 17.43 EURO!


Arush me mesazh “Buzëqeshu”

Ky arush vjen në dispozicion në tri ngjyra: të kuqe, rozë dhe të bardhë.

Varësisht nga ngjyra e preferuar e partneres tuaj, ju mund t’ia porosisni edhe arushin – ose edhe më mirë, mund t’ia porosisni të gjitha ngjyrat për ta gëzuar atë më shumë e për t’ia rikujtuar se duhet të buzëqeshë edhe kur ju nuk jeni pranë saj.

Telegrafi Deals e sjell këtë produkt me zbritje të limituar vetëm për festën e Shën Valentinit, prandaj nxitoni dhe blejeni!


Trëndafil artificial

Trëndafili është edhe simbol i dashurisë. E nuk ka mënyrë më të mirë për t’ia shprehur dashurinë e vlerësimin partneres sesa me një trëndafil i cili asnjëherë nuk vyshket.


Kornizë për foto

Nëse keni ndonjë foto të preferuar, ju mund ta përjetësoni atë në këtë kornizë romantike e cila do të shërbejë që ajo gjithmonë t’ju ketë afër.

Telegrafi Deals e sjell këtë kornizë me një çmim prej vetëm 2.80 EURO!

Artikull i sponzorizuar

Më shumë