Shefi i Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell ditë më parë ka deklaruar se Kosova meriton të marrë liberalizimin e vizave pasi që ka përmbushur të gjitha kriteret.
Borrell u shpreh se duhet bërë përparim në këtë çështje, duke theksuar se ai personalisht do të mbështes një gjë të tillë.
“Ka kaluar shumë kohë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Vendi i ka përmbushur të gjitha kriteret lidhur me këtë proces dhe ne tani duhet të bëjmë përparim në këtë çështje. Unë do ta mbështes plotësisht këtë.”, ka deklaruar Borrell.
Por kështu nuk mendon ish ambasadori i Francës në SHBA, Gerard Araud.
Duke e cituar deklaratën e Borell, ka thënë se heqja e vizave për kosovarët mbetet një ëndërr dhe nuk ndodhë as në vitin 2022.
“Unë e di që do të kritikohem në instancat e BE-së por nuk jam i sigurt se atmosfera politike është e gatshme për një vendim të tillë. Të jemi realistë … Fatkeqësisht …”, shkroi ai.
Ndaj deklaratës së tij ka reaguar kryeshefi ekzekutiv i Fondacionit “Sfidat e Mijëvjeçarit”, Petrit Selimi.
“Sigurisht! Kur e djathta ekstreme ka një shans për të fituar do të thotë se fëmijët kosovarë do të mbeten të vetmit që nuk mund të shohin ose njohin Evropën për një të ardhme të parashikueshme. Ju mund ta quani atë atmosferë, por në të vërtetë është pandjeshmëri ndaj ndjenjave raciste të disa pjesëve të votuesve”, tha ai.
E, ish-ambasadori i Kosovës në Francë, Bernard Nikaj, e ka pyetur Araud se për çka po flet konkretisht, liberalizimin e vizave apo njohjen e Kosovës nga Spanja.
Araud ka thënë “ vizat, fatkeqësisht”.
“Në vitin 2022, kur mbahen zgjedhjet presidenciale? Po ëndërron”, ka shtuar këshilltari i Macronit.
Nikaj në replikën e fundit ndaj tij tha se është për të ardhur keq, dhe se shpreson se Franca do të ndryshojë mendim.
“Atëherë kjo është vërtet për të ardhur keq. Jo vetëm për Kosovën por edhe për Bashkimin Evropian dhe marrëdhëniet e saj me Balkanin Perëndimor. Sidoqoftë, unë shpresoj që presidenca franceze e Këshillit të BE-së në 2022 të gjejë guxim dhe udhëheqje për të dhënë vizat”, shkroi Nikaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit