LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: Mendojmë për gjeneratat e ardhshme, jo për zgjedhjet e ardhshme

Dimitrov: Mendojmë për gjeneratat e ardhshme, jo për zgjedhjet e ardhshme

Siç raportojnë nga AIM, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov në intervistën për gazetën greke “Efimerida ton Syntakton” tha: “kthyem një faqe, jemi tërësisht në një epokë të re, por kjo faqe është e bardhë dhe ne duhet ta shkruajmë”.

I pari i diplomacisë sqaron se tani ekzistojnë shumë sfida, si ato praktike, që kanë të bëjnë më ndërrimin e emrit, e më pastaj me sfidat që lidhen me zbatimin e pjesës së dytë të marrëveshjes siç është bashkëpunimi dhe miqësia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Besoj fuqishëm se aleatë natyror. Jemi fqinj, në Evropë jemi, Greqia është vend më i madh, megjithatë në botën bashkëkohore të gjithë mund të marrin mbështetje”, thotë Dimitrov.


Ministri i Punëve të Jashtme thotë se politikanët që janë në pushtet së pari duhet të mendojnë për interesin e shtetit e më pastaj për interesin partiak.

“Në këtë kohë, në botë nuk ndodh shpesh të shohësh politikanë që më shumë mendojnë për gjeneratat e ardhshme, dhe më pak në zgjedhjet e ardhshme”, shton Dumitrov për “Efimerida ton Syntakton”.

Ai në intervistë sqaron se marrëveshja e Prespës nuk është marrëveshje mes dy partive, por dy qeverive dhe dy shteteve dhe se ekziston obligim ndërkombëtar.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Kalo në kategori