Karpos Sokoli e ka mposhtur me rezultat të thellë 85-69 ekipin e Trepçës në duelin e zhvilluar në palestrën Boris Trajkovski në Maqedoni.
Trajneri i Trepçës, Dimitris Papadopoulos, në deklaratën e tij pas ndeshjes së humbur ndaj Karpos Sokolit në Shkup ka thënë se ekipi i tij i ka pasur dy fytyra mbrëmë, përkatësisht një pjesë e parë e mirë dhe të dytë të keqe.
“Ne treguam dy fytyra në lojë dhe nuk e di pse. Luajtëm mirë në pjesë të parë, kontrolluam ritmin e lojës dhe luajtëm mençur. Pastaj hymë në telashe me faulla dhe u deshtë të luajmë zonën, ku pranuam pikë të lehta dhe pas 2-3 minutave në pjesë të dytë e humbëm kontaktin me koshin, e ndeshja u humb,” ka thënë Papadopoulos për faqen zyrtare të BIBL, transmeton borozani.
Trepça ende nuk ka shënuar fitore si mysafir në stinorin e saj debutues në BIBL. Mitrovicasit aktualisht kanë bilanc 2-4 nga 6 ndeshjet e para të Grupit B në BIBL.