Dikush provokoi duke lëshuar muzikë ruse, një sherr i dhunshëm filloi mes pushuesve në një plazh të Odesas, Ukrainë

Një përleshje ka shpërthyer në një plazh të Odesas, qytet ky i njohur bregdetar dhe i goditur rëndë nga lufta.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, përplasja ndodhi pas një grindjeje të ashpër.
Siç thuhet më tej, shkak për konfliktin ishte luajtja e muzikës ruse, e cila është e ndaluar publikisht në Ukrainë për shkak të pushtimit.
Përleshja u shndërrua në një rrahje masive, ku disa prej pushuesve u përfshinë duke u përplasur me grushte dhe duke u kapur për flokë.
Përleshja e tyre ishte ndalur vetëm kur një tjetër pushues ishte futur midis tyre. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/08/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































