Linda Evangelista u tregua e guximshme duke treguar me krenari fytyrën e saj, pak kohë pasi zbuloi se një procedurë kozmetike e dështuar e ngrirjes së yndyrës, e la atë ‘të shpërfytyruar brutalisht’.
Supermodelja me origjinë kanadeze, 56 vjeçe, u fotografua në New York të mërkurën për herë të parë pa maskë në fytyrë, pasi ylli i modës tha në mënyrë sfiduese se ajo kishte ‘mbaruar së fshehuri’ javën e kaluar.
Linda, e cila ka një djalë 15-vjeçar të quajtur Augustin me ish-burrin e saj François-Henri Pinault, është parë rrallë që kur iu nënshtrua hiperplazisë paradoksale dhjamore në vitin 2016, shkruan DailyMail.
Por e veshur në mënyrë rastësore me tuta krejt të zeza, ish-modelja bukuroshe e kopertinave të revistave të modës, nuk bëri asnjë përpjekje për të fshehur pamjen e saj teksa shëtitej në tregun e modës Chelsea të Manhattan-it, një javë pas lajmit të saj bombë për deformimin e fytyrës nga operacionet.
Në intervistën e saj tronditëse, Linda shpjegoi se ajo u tërhoq nga sytë e publikut pas procedurës kozmetike, e krijuar për të ulur qelizat dhjamore – ndërhyrje kjo e la atë ‘të deformuar përgjithmonë’ kur në fakt i shtoi qelizat e saj dhe fryrjet filluan të shfaqen në të gjithë trupin e saj.
Ylli i modës së viteve ’90, ish-burri i së cilës tani është i martuar me Salma Hayek, zbuloi se ajo ‘ndaloi së ngrëni’ sepse kishte frikë se po humbiste mendjen kur vuri re fryrjet në trupin e saj.
Kjo dalje e saj vjen pas publikimit të një interviste që Linda bëri me revistën “People”, ku tha se kishte ‘mbaruar duke u fshehur’ pas një procedure të quajtur CoolSculpting, për të cilën ajo thotë se e ‘shpërfytyroi brutalisht’.
Artikulli gjithashtu e shfaqi Lindën në setin e saj të parë fotografik që kur zbuloi se kishte mbetur ‘përgjithmonë e deformuar’ nga efektet e rralla anësore të një procedure estetike që iu nënshtrua gjashtë vjet më parë.
Në shtator, Linda zbuloi pse ishte tërhequr nga sytë e publikut kur pretendoi se ishte shpërfytyruar brutalisht për shkak të një efekti të rrallë anësor nga procedura e reduktimit të yndyrës në fytyrë, CoolSculpting.
Sipas Lindës, ajo i ishte nënshtruar shtatë seancave të procedurës për të ‘ulur’ qelizat e saj yndyrore nga gushti i vitit 2015 deri në shkurt të vitit 2016, por në vend të kësaj procedura ‘rriti’ qelizat e saj yndyrore, një rrezik për të cilin ajo këmbëngul se nuk ishte paralajmëruar, kështu që është tani duke ndërmarrë veprime ligjore ndaj qendre estetike.
Duke folur për “People”, ikona e modës detajoi se si ajo ‘ndaloi së ngrëni’ dhe mendoi se po humbiste mendjen kur filluan t’i shfaqen fryrje në mjekër, kofshë dhe zonën e barkut.
Ajo tha: “Më pëlqente të isha në pasarelë. Tani kam frikë të ndeshem me dikë që njoh. Nuk mund të jetoj më kështu, në fshehtësi dhe turp. Unë thjesht nuk mund të jetoja më në këtë dhimbje. Unë jam e gatshme të flas më në fund”.
Gjatë një procedure të kriolipolizës, e njohur gjithashtu si skulpturë e trupit, një pajisje që zakonisht vendoset nën temperaturën e ngrirjes aplikohet në depozitat e yndyrës, gjë që shkakton vdekjen e qelizave në indin dhjamor. Trupi më pas mund të kalojë qelizat e vdekura të yndyrës.
Por Linda ka zhvilluar hiperplazi dhjamore paradoksale – një efekt negativ i rrallë, i pa raportuar më parë i kriolipolizës, i cili është raportuar në 0.0051% të 1.5 milionë procedurave CoolSculpting të kryera në mbarë botën.
Me këtë gjendje, zona e trajtuar bëhet më e madhe, sesa më e vogël, në javët pas procedurës. Mund të lërë një ‘masë pa dhimbje, të zmadhuar dukshëm, të fortë dhe të demarkuar mirë’ nën lëkurë.
Linda tregoi se si brenda tre muajve nga trajtimet e saj ajo vuri re fryrje që formoheshin në trupin e saj, me zonat e synuara që rriteshin në vend që të zvogëloheshin – përpara se të ngurtësoheshin dhe të mpiheshin.
Ajo tha: “U përpoqa ta rregulloja vetë, duke menduar se po bëja diçka të gabuar. Arrita atje ku nuk po haja fare. Mendova se po humbisja mendjen”.
Ajo vizitoi mjekun e saj në vitin 2016, para se të diagnostikohej me PAH dhe t’i thoshte se gjendja nuk mund të rregullohej me dietë ose stërvitje.
Ajo ngriti një padi shtatorin e kaluar duke paditur kompaninë mëmë të CoolSculpting, Zeltiq Aesthetics Inc, për 50 milionë dollarë dëmshpërblim. Linda pretendon se nuk ka qenë në gjendje të bëjë para me procedurat ligjore.
Ylli pretendon se CoolSculpting i ofroi të paguante për liposuksionin për të korrigjuar dëmin e shkaktuar nga PAH pasi mjeku i saj i kontaktoi ata.
Ajo pretendon se në prag të liposuksionit të saj, Zeltiq tha se do të paguanin për procedurën vetëm nëse ajo nënshkruante një marrëveshje konfidencialiteti – të cilën ajo e refuzoi. Zeltiq nuk pranoi të komentojë për revistën “People” mbi këto pretendime në mes të padisë aktuale.
Në qershor 2016 Linda iu nënshtrua një procedure liposuksioni të plotë të trupit për të cilën ajo pretendon se e ka paguar. Ajo iu nënshtrua sërish liposuksionit në korrik të vitit 2017.
Modelja thotë se nuk mund ta durojë më veten kur shikohet në pasqyrë, duke parë plasaritjet e shkaktuara nga fryrjet. /Telegrafi/