LAJMI I FUNDIT:

Diçka e çuditshme po ndodhë me Diellin!

Diçka e çuditshme po ndodhë me Diellin!

Shkencëtarët e NASA-së kanë pohuar se këtë vit do të ndodhë cikli 11 vjeçar i aktivitetit solar, edhe pse ata mbesin të befasuar nga aktivitetet jashtëzakonisht të ulëta të Diellit.

Në fotografinë në të cilën Dielli përballet me Tokën, të bërë më 28 shkurt, shihen disa njolla diellore, por aktiviteti i zakonshëm në këtë anë do të duhej të ishte jashtëzakonisht më i lartë.

Dean Pasnel nga "Godard" Space Flight Center pohon se ky është një qetësim dhe se maja më e lartë e aktivitetetit diellor ende nuk ka arritur.

Sipas tij, ky me të vërtetë është një maksimum diellor, por kjo është sjellje atipike e Diellit, ndërsa është e zakonshme që aktiviteti diellor të ndryshojë në një cikël të vetëm.


Amplituda e ciklit diellor mund të ndryshojë, për shkak se disa maksimume mund të jenë më të dobëta, ndërsa disa janë më të forta.

Dy ciklet e fundit diellore, në 1989 dhe 2001 kanë pasur dy maksimume diellore. Kjo është rezultat i një mini cikli brenda ciklit diellor, i cili zgjat rreth dy vjet. Sipas Pasnel, me siguri se diçka e ngjashme po ndodhë edhe tani. / Telegrafi /