Shumë yje të ekranit dhe të skenës muzikore, krahas profesionit artistik, janë ekonomistë, shkrimtarë, por edhe shkencëtarë.
Telegrafi jua sjell më poshtë disa profesione të tjera të yjeve të njohura:
Natalie Portman – psikologe
Aktorja e bukur kishte munguar në premierën e filmit “Star Wars: Episode I – The Phantom Menace” (1999), sepse ishte duke mësuar në disa lëndë në shkollën e mesme. Që në kohën kur ishte në shkollë të mesme, Nataliet i ishin publikuar dy punime shkencore, ndërsa në Psikologji ka diplomuar në Universitetin Harvard.
“Nuk shqetësohem nëse fakulteti ma shkatërron karrierën. Më mirë të jem e mençur, sesa yll filmi”, ka thënë në një prononcim të mëhershëm Portman.
Eva Longoria – kineziologjia
Ylli i serialit “Desperate Housewives” i ka përfunduar studimet në kineziologji – shkencën që studion lëvizjet trupore. Kinesiologjia trajton parimet dinamike fiziologjike, biomekanike dhe psikologjike, dhe mekanizmat e lëvizjes. Longoria i ka kryer studimet në Universitetin A&M të Teksasit.
Chris Martin – greqisht dhe latinisht
Frontmeni i grupit “Coldplay” ka diplomuar në Universitetin e Londrës në gjuhët greke dhe latine. Atje ishte njoftuar edhe me tre anëtarët tjerë, me të cilët më vonë e formoi grupin. Will Champion studionte antropologjinë, Jonny Buckland matematikën, ndërsa Guy Berryman studionte arkitekturën, por më vonë e braktisi fakultetin.
Arnold Schwarzenegger – ekonomi
Ylli i filmave aksion është konsideruar bodibilderi më i mirë në botë. Mirëpo, ai nuk dëshironte që të njihej vetëm për muskujt e tij, por edhe të ishte i shkolluar. Prandaj në vitin 1979 diplomoi në ekonomi në Universitetin Superior në Wisconsin.
Ashton Kutcher – inxhiniering biokimik
Aktori amerikan u bë i njohur për rolet e tij në komeditë romantike. Por, krahas aktrimit, ai e ka studiuar inxhinieringun biokimik në Universitetin e Iowas në vitin 1995, ndërsa ishte motivuar nga sëmundja e vëllait të tij, pasi dëshironte të zbulojë barna për t’ia mjekuar zemrën.
David Duchovny – letërsia angleze
Aktori amerikan i ka përfunduar studimet e letërsisë angleze në Universitetin Princeton. Aktori ka dashur edhe të doktorojë në këtë fushë, por nuk ka arritur ta bëjë kurrë. Ndërkaq, deri më tani i ka shkruar tre libra.
Dwayne Johnson – kriminalistikë dhe psikologji
‘The Rock’ njihet si një prej mundësve më të mëdhenj në histori të WWF/WWE, ndërsa më pas u bë një yll i madh filmi. Megjithatë, pakkush e di se ai ka diplomuar në kriminalistikë dhe psikologji në Universitetin e Miamit në vitin 1995.
Brooke Shields – letërsi franceze
Modelja dhe aktorja e famshme ka diplomuar për letërsinë franceze në Universitetin Princeton në vitin 1987. Talenti dhe njohuritë e saj i ka shprehur në shkrimin e librave.
Hugh Laurie – antropologji dhe arkeologji
Para se të bëhej aktor i njohur, Hugh Laurie e ka studiuar arkeologjinë dhe antropologjinë në Cambridge. Veç kësaj, ka qenë edhe shumë i suksesshëm në kanotazh, aq sa stërvitej deri në tetë orë në ditë në mënyrë që të kualifikohej në lojërat olimpikë, mirëpo të gjitha ëndrrat ia shoi sëmundja e mononukleozës.
Brian May – astrofizika
Kitaristi i grupit legjendar, “Queen”, ka diplomuar në kolegjin Imperial të Londrës, ndërsa më vonë e ka mbrojtur edhe doktoraturën në astrofizikë. /Telegrafi/