Referendumi kundër ndërtimit të xeherores Illovica, e mbajtur në komunën Novo Sellë nuk pati sukses, pasi që në vend votimet nuk dolën 50 për qind plus një nga 11438 personat me të drejtë vote në listë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Banorët e vendit thonë se problemi qëndron te lista zgjedhore, që nuk përputhet me gjendjen reale në terren, sepse 40 për qind e banorëve të kësaj komune janë jashtë shtetit.
Thuajse të gjithë që dolën në 20 vend votimet e komunës Novo Sellë votuan ‘kundër’ ndërtimit të kësaj xeherore për bakër dhe ar, sepse sipas tyre me hapjen e çfardo qoftë xeherore në rajon, do të shkatërrohet bujqësia si degë e ekonomisë nga e cila sigurojnë ekzistencën pjesa më e madhe e popullatës./Telegrafi/