Drejtësia në Gjermani i ka injoruar mijëra të dhëna gjatë krizës së refugjatëve për kriminelë të mundshëm lufte mes azilkërkuesve, njoftojnë mediat gjermane.
Gjatë krizës së refugjatëve 2015/16 qindra-mijëra vetë erdhën për në Gjermani. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha: „Ne do ia dalim mbanë kësaj!”. Por autoritetet u mbingarkuan. Edhe sot, vite më vonë përpunimi i kërkesave të azilit ka ngecur.
Tani kjo mbingarkesë shfaqet në një deklarim aktual të Ministrisë së Brendshme, të cituar nga gazeta „Bild”.
“Numri i madh i të dhënave për raste problematike ka pamundësuar që për shembull të gjitha ato të ndiqen duke i marrë direkt në pyetje personat përkatës në polici”.
Por më problematikja këtu është që këto njoftime kanë pasur të bëjnë me „krime sipas së drejtës ndërkombëtare”. Në atë kohë 2015/16 – ka pasur 3800 njoftime të tilla. Vetëm 28 prej tyre u hetuan.
Prej nga vijnë udhëzimet?
Burimi i këtyre njoftimeve kanë qenë në pjesën më të madhe të rasteve punonjës të BAMF, që janë përgjegjës për përpunimin e kërkesës së azilit në Gjermani. Rreth 100 njoftime kanë ardhur këto dy vite në fjalë nga burime të tjera.
Këto u dërguan më tej në rrugë zyrtare, në Qendrën qendrore për luftimin e krimeve të luftës (ZBKV). ZBKV e quan veten “War Crimes Unit”. Të dy institucionet, pra BAMF dhe ZBKV, janë nën Ministrinë e Brendshme.
Krime kundër njerëzimit
ZBKV ka listuar nën „vepra penale kundër së drejtës ndërkombëtare”, një radhë veprash penale. Anëtarësia në një organizatë terroriste, siç është shteti islamik (IS), është njëra prej tyre. Në to bëhet fjalë edhe për „krime kundër njerëzimit, genocid, krime lufte dhe krime agresioni”.
Ministria e Brendshme nuk jep përgjigje për pyetjen sa punonjës janë të punësuar në ZBKV, të paktën jo publikisht. Pyetja është bërë në prill 2018 nga fraksioni i AfD, për punën e BZKV.
Dihet që prej një viti
Në letrën që jepte përgjigje një vit më parë, Ministria e Brendshme i dha disa shifra, por në atë kohë ato nuk dolën në titujt e gazetave. Ato u bënë vetëm tani publike, sepse fraksioni i FDP i kërkoi.
Në letrën me të cilën ministria i kthen përgjigje AfD, del se pasi janë marrë njoftimet vetëm disa prej tyre janë parë me vëmendje. Sipas tyre, më 2015 u arrestua një person dhe më 2016 u arrestuan dy persona, që kishn bërë vërtet krime kundër njerëzimit. Nëse ata janë dëbuar nga vendi apo jo, nuk është e qartë.
Reagime të ashpra nga FDP dhe AFD
FDP ka kërkuar tani që të nxirren koseguenca. “Më 2015 dhe 2016 ka pasur për qindra udhëzime një proces hetimor,” thotë politikania e FDP, Linda Teuteberg në një deklaratë me shkrim, dërguar edhe në DW. „Ministri i Brendshëm Seehofer duhet të shohë edhe një herë duke ndihmuar me forca të tjera autoritetet hetimore, në mënyrë që asnjë nga kriminelët të mos shpëtojë pa u dënuar.”
Ministri i Brendshëm reagoi ndryshe nga zëdhënësi i tij, që kishte deklaruar se numri i madh i njoftimeve nuk e kishte bërë të mundur që ato të hetoheshin direkt. Kurse Seehofer tha për disa agjenci lajmesh, se njoftimet „nuk është se janë vënë mënjanë nga autoritetet e sigurisë, por janë ndarë sipas prioritetit të tyre dhe janë ndjekur edhe më tej”. Megjithatë do të përpilohet „një raport shumë i saktë” për mundësitë e mostregimit të kujdesit të duhur.
Seehofer thotë se para se të ndërmarrë hapa të tjerë do të presë daljen e raportit. Seehofer ka qenë 2015/16 ministër i Brendshëm.
Sipas informacioneve të fraksionit të FDP, raporti midis marrjes së njoftimeve dhe kryerjes së hetimeve është përmirësuar shumë pak. Nga 600 njoftime më 2017, ka pasur vetëm 46 procese hetimore. Në vitin 2018 ka pasur 550 njoftime dhe janë kryer 49 procese hetimore./dw
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Të paktën 32 persona janë nxjerrë në breg pasi një anije cisternë shpërtheu, pas përplasjes me një anije mallrash në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar

Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Shefi i NATO-s në Sarajevë: Nuk është viti 1992 – sulmet ndaj rendit kushtetues janë të papranueshme

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Shefi i NATO-s në Sarajevë: Nuk është viti 1992 - sulmet ndaj rendit kushtetues janë të papranueshme

Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa