Deputetja Kadrijaj kritikon Qeverinë Kurti që pranoi testet për COVID-19 nga Serbia

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës në detyrë, që ka pranuar 1,000 teste për virusin Korona si donacion nga Serbia.
Kadrijaj, në një postim në Facebook,ka thënë se udhëheqësit e kësaj qeverie, që premtonin bashkim me Shqipërinë, e kthyen Kosovën në një lypsare të Serbisë.
Ajo ka thënë se është e dhimbshme nënçmimi që po ia bëjnë Kosovës me këtë qasje. Deputetja e AAK-së u ka drejtuar një pyetje zyrtarëve të VV-së. “A pyetët në Shqipëri paraprakisht, apo drejt e në Serbi?!”, ka qenë pyetja e saj.
Postimi i plotë i deputetes Kadrijaj:"Shihni se si ndryshohen por edhe ruhen idealet me sukses Prej bashkimit me Shqipërinë e kthyen Kosovën në lypsar të Serbisë. Thanë mungesës sonë me teste, Serbia i'u përgjigj pozitivisht - pranuam 1000 teste per COVID-19, donacione serbe. E tmerrshme dhe e dhimbshme çfarë nënçmimi i'a bënë Kosovës.







































