LAJMI I FUNDIT:

Dënime për kurdisje të çmimeve

Dënime për kurdisje të çmimeve

Sharp, Samsung dhe gjashtë prodhues të tjerë të ekraneve LCD do të paguajnë edhe një dënim tjetër për shkak të marrëveshjeve dhe kurdisjes së çmimeve me të cilat paraqiteshin në treg.

Kompanitë së bashku do të paguajnë 388 milion dollarë dënim, e nga ky numër pjesën më të madhe do ta paguaj Sharp (105 milion), pastaj Samsung (82.7 milion), dhe Chimei Innolux (78 milion). Kompania kanë bërë ujdi me gjykatën, e dënimet kanë të bëjnë me periudhën nga viti 1999 deri në vitin 2006 kur blerësit paguanin çmimet më të larta për monitorë dhe televizorë në krahasim me çfarë mund të ishin ato në kushtet e konkurrimit të shëndoshë.

Dëgjimi përfundimtar është caktuar për 19 dhjetorin. /Telegrafi/