Site icon Telegrafi

Delegacioni i Kosovës arrin në Bosnjë nën përcjelljen e policisë

Delegacioni i Qeverisë së Kosovës, ka arritur në Bosnjë e Hercegovinë ku do të marrin pjesë në kuadër të takimit të parë zyrtar bilateral të CEFTA-s, në diskutimet me zyrtarët e Qeverisë së Bosnjës për taksën 100 për qind, që ka vendosur Kosova për produktet boshnjake.

Kosovën në Bonjë e Hercegovinë janë duke e përfaqësuar, Durim Limaj, Shefi i Kabinetit i ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala si dhe Sytrime Dervisholli, drejtoreshë në Departamentin e Tregtisë në kuadër të Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Lexo po ashtu Sot delegacioni i Kosovës në Bosnje për taksën 100%

Durim Limaj e ka konfirmuar për Telegrafin arritjen e delegacionit të Kosovës në Bosnjë e Hercegovinë. “Kemi arritur në Bosnjë e Hercegovinë, jemi dy vetë që e përfaqësojmë Kosovën në këtë takim. Ardhja e jonë në Bosnjë është bërë nëpërmjet Malit të Zi, probleme nuk kemi pasur dhe jemi në përcjellje të vazhdueshme nga Policia, takimi fillon nga ora 10:00”, tha Limaj.

Lexo po ashtu Shala: Taksa mbetet në fuqi, pezullimi do të ndodh kur Serbia e Bosnja ndryshojnë qasjen (Video)

Në agjendë është paraparë të diskutohet edhe për vendimin rreth vendosjes së tarifës dhe ndalimeve të importeve që Kosova ka vendosur për produktet që vijnë nga Bosnja e Hercegovina, shkruan Telegrafi.

Diskutimet sipas agjendës se takimeve të CEFTA-s në Bosnjë e Hercegovinë do të zgjasin deri në ora 17:00.

 

Ndryshe ky takim është kërkuar nga zyrtarët e Qeverisë së Bosnjës, për konsultime me Kosovën lidhur me taksën prej 100 për qind të vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave që importohen nga Bosnja dhe Hercegovina më 21 nëntor të vitit 2018. /Telegrafi/

Exit mobile version