Del Piero: Ende nuk e keni parë më të mirën nga unë

Sulmuesi italian e filloi aventurën në Australi me një humbje prej 2-0. Skuadra e tij u mposht edhe në takimin e dytë ku luajti ai (3-2), edhe pse 37-vjeçari shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë. Dhe në ndeshjen e tretë, Del Piero i solli fitoren klubit të ri me golin e shënuar nga ai.
“Nuk jam 100 për qind në formë, kjo është e qartë. Por ndihem mirë, sepse po stërvitem çdo ditë dhe kjo ka rëndësi”.
“Pas pesë javësh, mendoj se jam i lumtur që jam në këtë gjendje dhe shpresoj të jap më të mirën në dy ose tri javët e ardhshme”, ka thënë legjenda italiane. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
24/10/2012
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































