LAJMI I FUNDIT:

De Biasi: Nuk ka bisedime me Italinë

De Biasi: Nuk ka bisedime me Italinë
epa04969736 Albania's head coach Giovanni De Biasi reacts during the UEFA EURO 2016 qualifying group I soccer match between Albania and Serbia in Elbasan, Albania, 08 October 2015. Serbia won 2-0. EPA/ARMANDO BABANI

Zërat për interesimin e kombëtares italiane për Gianni de Biasin kanë marrë përmasat të mëdha, duke u rritur nga dita në ditë, aq sa kanë nisur të bezdisin federatën shqiptare, por edhe vetë trajnerin kuqezi.

Dje De Biazs u shpreh se do ishte i lumtur të punonte me kombëtaren italiane dhe ndarja me Shqipërinë mund të bëhet në mënyrë miqësore pas Evropianit, por reagimi jo fort miqësor i presidentit Armand Duka (Italia duhet të respektojë rregullat, kontrata prishet me dëmshpërblim) ka bërë që De Biasi të ndryshojë paksa qëndrim, duke folur për Panorama-Sport.

“Nuk kam pasur asnjë kontakt me federatën italiane, gjithçka është spekulim mediatik”, thotë De Biasi, i cili e ka me mediat.


“Ju gazetarët keni ndërtuar gjithçka duke mbledhur copëza andej-këtej, duke aluduar pa fund. Lexoj shumë gjëra të pavërteta, si për bisedime inekzistente me Italinë, apo që jam në krye të ndonjë liste. Çdo javë mediat nxjerrin një emër të ri dhe nuk ka asgjë reale nga ato që shkruhen”.

“Kemi arritur një objektiv madhor, por unë nuk kënaqem me kaq. Jam shumë i motivuar dhe kërkoj sukses në Evropian, nuk shkoj për turizëm dhe nuk mendoj për asgjë tjetër. Nuk komentoj deklaratat e askujt, aq më shumë të presidentit Duka”.

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori