Diaspora e Bashkuar Maqedonase e Todor Petrov sot ka reaguar për ngjarjet e fundit në Maqedoni duke thënë se ''në vend që BE ta mbështes Maqedoninë ajo e tradhëtoi në çdo formë të mundshme'', shkruan Telegrafi Maqedoni.

Me një letër deri tek Federica Mogherini, DBM ka shkruar BE e ka tradhëtuar Maqedoninë në rastin me Greqinë për emrin e Maqedonisë.


Gjithashtu sipas DBM-së BE e ka tradhëtuar Maqedoninë edhe në rastin me Bullgarinë për arsyes se ka toleruar kërcënimet e Bullgarisë për Maqedoninë.

''Kur UÇK-ja sulmonte unitaritetin e Maqedonisë në vitin 2001 ju i qëndruat krah terroristëve duke tradhëtuar shtetin tonë.'' vazhdojnë nga DBM-së.

''Dhe në fund BE e lejoi Edi Ramën të përzihet në punën e brendshme në Maqedoni duke bërë një platformë që dëmton pavarësinë e Maqedonisë.'' thonë në mes tjerash nga DBM. /Telegrafi/