Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka thënë se debati për ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, është i panevojshëm dhe i dëmshëm.
Reagimi i Daut Haradinajt vjen menjëherë pas postimit të kreut të AAK-së, Ramush Haradina, i cili
përmes një postimi në Facebook, ka arsyetuar pasardhësit e personaliteteve të shquara kombëtare, që për shkak të rrethanave jetësore, ata nuk kanë mundur të jenë gjithherë të jenë në lartësinë e prindërve të tyre.
“Unë asnjëherë nuk do e lejoj veten që të polemizoj me pasardhësit e heronjve, por, gjithmonë do e ndjek rrugën e tyre në shërbim ndaj Atdheut. Deri në frymën e fundit!”, ka shkruar Ramush Haradianaj.
Ndërsa, Daut Haradinaj, gjithashtu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “ne si Aleancë nuk do të jemi pjesë e këtij debati. Secili njeri e ka një të shkuar dhe duhet të jetojë me të”.
Haradinaj ka folur edhe për programin qeverisës të Qeverisë Kurti.
“Programi i Qeverisë më shumë i ngjan një analize të administratës, se sa programit të një qeverie. Jemi të zhgënjyer me faktin se në këtë program për të parën herë ShBA-të nuk renditen si partner strategjik i Kosovës”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Daut Haradinajt:
“Debati për ministren e Jashtme është i panevojshëm dhe i dëmshëm. Ne si Aleancë nuk do të jemi pjesë e këtij debati. Secili njeri e ka një të shkuar dhe duhet të jetojë me të. Kaq!
Programi i Qeverisë më shumë i ngjan një analize të administratës, se sa programit të një qeverie. Jemi të zhgënjyer me faktin se në këtë program (sa pashë nga ajo që është publikuar në Koha Ditore) për të parën herë ShBA-të nuk renditen si partner strategjik i Kosovës.
Dialogu me Serbinë nuk mund të zhvillohet pa një transparencë të plotë. Kjo është çështje nacionale dhe u përket të gjithëve. Qeveria e Kryeministri duhet të zhvillojnë takime me spektrin politik për një qëndrim të përbashkët. Ne si Aleancë do të luajmë rol konstruktiv për këtë temë, natyrisht kjo përmes Parlamentit. Nuk kërkojmë që të jemi pjesë e ekipit që zhvillon negociata, por kërkojmë të jemi në dijeni për çdo detaj të këtij procesi!
Aleanca është ndër partitë e para, (në mos e vetmja), që ka avancuar në procesin e zgjedhjeve lokale. Ne tashmë i kemi minimalisht 10 kandidatë të paracaktuar për kryetarë komunash. Të tjerët po presin e po kalkulojnë”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës