Site icon Telegrafi

Daniel Craig, aktori që e ka luajtur më gjatë rolin e James Bondit

Daniel Craig (Foto: Adam Berry/Getty Images for Sony Pictures/Guliver)

Me 4.527 ditë të kaluara në rolin e agjentit 007, Daniel Craig bëhet James Bondi më jetëgjatë në historinë e sagës, duke e mundur rekordin e Roger Moore (i cili ishte 4.526 ditë në atë rol) dhe Sean Connery (për nëntë vite).

Kur të dalë në kinema filmi i 25-të për agjentin sekret (që është parashikuar për 8 prill 2020), do të kenë kaluar 14 vjet nga paraqitja e parë e aktorit në rolin ikonik.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Daniel Craig

Pierce Brosnan, i cili bëri paraqitjen e parë në rolin e Bondit me “GoldenEye” në vitin 1995, kaloi shtatë vite si personazhi kryesor.

Daniel Craig (Foto: Adam Berry/Getty Images for Sony Pictures/Guliver)

“Casino Royale” nga viti 2006, ishte filmi i parë ku Craig (asokohe si 38 vjeçar) debutoi në rolin e 007 – transmeton KP.

Ndërsa tani, aktori britanik, në moshën 51-vjeçare, përgatitet për kapitullin e tij të pestë dhe të fundit të sagës së famshme për agjentin sekret.

Exit mobile version