Lojtarët e Real Madridit përveç se festuan me tifozët e tyre në fushë, ata e kanë vazhduar atë edhe në zhveshtore në fitoren 2-0 ndaj Barcelonës.

Los Blancos e fituan El Clasicon e 180-të me golat e shënuar nga Vinicius Junior (71’) dhe Mariano Diaz (90+2’), për ta rrëmbyer kreun e tabelës në La Liga.


Isco Alarcon kompletoi paraqitjen e 300-të në fanellën e Real Madridit, derisa Karim Benzema ishte shumë i lumtur me triumfin në Santiago Bernabeu.

“Një klasike, një ndeshje shumë e vështirë. Fituam tri pikë, jemi të parët në La Liga, shihemi më vonë”, ishin fjalët e sulmuesit francez nga zhveshtorja.

“Ishte një ditë fantastike, fituam tri pikë, jemi në krye të tabelës, ishte fitore e rëndësishme”, ishin disa nga fjalët e Iscos.

Kujtojmë se në Bernabeu ishte edhe Cristiano Ronaldo që iu gëzua fitores së ish-skuadrës së tij, e që ishte vizita e tij e parë që pas largimit në drejtim të Juventusit. /Telegrafi/

telegrafi sport app