Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri edhe gjatë kësaj periudhe kohore po vazhdon të jetë aktive.

Përveç koncerteve dhe mbrëmjeve të ndryshme muzikore, artistja e shumë hiteve është mjaft e përkushtuar edhe ndaj rrjeteve sociale.


Postimet e saj priten mirë dhe pëlqehen nga fansat e saj, dhe këngëtarja është e kujdesshme që të iu qëndroi pranë me imazhe si profesionale ashtu edhe nga përditshmëria.

Screenshot 7 51 Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Edhe së fundmi krijuesja e hitit “Duro” ka realizuar një fotosesion në të cilin dukej plot stil dhe mjaft unike si çdo herë tjetër.

Screenshot 8 42 Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

E veshur me një bluzë të shkurtër me ngjyrë të gjelbër të cilën e la të zbërthyer, Dafina e kombinoi atë me xhinse, këpucë po ashtu të gjelbër dhe çantë dore të kaltër.

“Le të përfitojmë shpejt nga Vespa-ja e partnerit tim”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e imazheve.

Screenshot 9 43 Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Kujtojmë që këngëtarja pak ditë më parë i bëri dhuratë partnerit të saj DJ Geek një motoçikletë të verdhë të tipit “Vesapa”.

Screenshot 10 45 Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Ndryshe, projekti i fundit muzikor i artistes është bashkëpunimi me Elinel “Faj” që u realizua edhe me klip dhe deri më tani ka grumbulluar afro 5 milionë klikime. /Telegrafi/

Screenshot 11 35 Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Screenshot 12 30 Foto: Dafina Zeqiri/Instagram