Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri po shijon suksesin e këngëve të reja që solli të përmbledhura në një album me titullin “Dafinë moj”.

Ndërkohë, që mbetet e angazhuar me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore, kryesisht jashtë vendit, këngëtarja nuk i ka lënë anash as fotosesionet.


Së fundmi ajo ka realizuar një set të ri të fotove nga fotografi i njohur, Kevin Halili, ndërsa i postoi edhe në llogarinë e saj në Instagram.

dafina.zeqiri 274803254 1282159695599572 8285720162846412597 n Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Dafina shihet e veshur me shumë stil në një fustan elegant me ngjyrë të bardhë i cili kishte një prerje tek pjesa e barkut.

dafina.zeqiri 274875653 469137538246772 672795721654064497 n Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Krijuesja e hitit “Llafe llafe” kompletoi dukjen me taka të kuqe, ndërsa shihet me makijazh të theksuar në fytyrë.

dafina.zeqiri 274808299 1263542924171323 630516737755883985 n Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Fotot morën mijëra pëlqime dhe shumë komente nga ana e fansave dhe miqve të këngëtares, që e komplimentonin për paraqitjen.

dafina.zeqiri 274793258 704011194108430 3820720003719288900 n Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Ndryshe, Dafina ditë më parë realizoi me klip këngën “Mos e lëndo” që gjithashtu është pjesë e albumit të saj të fundit. /Telegrafi/