Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, po tregohet gjithnjë e më shumë aktive në rrjetet sociale.

Ajo i mban çdo ditë të azhurnuar fansat me fotografi të ndryshme nga jeta e saj përditshme, gjersa nuk mungojnë herë pas here edhe imazhet provokuese.


Së fundmi, Dafina ka realizuar një set të ri fotografik, ku është shfaqur mjaft tërheqëse në bikini të verdha.

dafina.zeqiri 101117283 1581613992007772 191217762207502904 n

E mbështjellë me një xhaketë prej pelushi, këngëtarja vuri në pah linjat e saj trupore, ndërsa theksoi tatuazhet e shumta përgjatë trupit.

dafina2

Ajo nuk ka bërë të ditur nëse imazhet në fjalë janë shkëputje nga xhirimet e ndonjë projekti të ri muzikor, megjithatë fotografitë janë pëlqyer e komentuar në masë të madhe nga fansat.

daf3

Dafina është gjithashtu në përgatitje e sipër të albumit të saj më të ri, të cilin shpreson ta nxjerrë në shitje për fansat së shpejti.

Projekti i fundit muzikor i saj mbetet kënga “A je pendu”, e cila është publikuar gjatë pandemisë dhe është pritur mirë nga fansat. /Telegrafi/