Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri njihet për stilin e veçantë që ka në paraqitje e në projekte.

Gjatë vitit të kaluar ajo kishte ndarë me fansa disa imazhe të realizuara në pushimet, të cilat i kaloi në Maldive.


Duket se asaj është duke i munguar ajo kohë, pasi në disa postime në rrjetin social Instagram ajo shpërndau po të njëjtat fotografi.

dafina.zeqiri 122428702 129101375316054 6745944768443964977 n (Foto: Instastory)

Në njërën prej tyre bukuroshja brune shihej e shtrirë në rërë, ku përmes pozave i theksoheshin linjat trupore.

Dafina në përgjithësi komentohet për tiparet sikurse të fytyrës dhe ato trupore, pasi për këto të fundit edhe stërvitet mjaft shumë.

dafina.zeqiri 122388843 2993934857537213 4861933658598299049 n (Foto: Instastory)

Vlen të përmendet se “Zili Zili” është projekti i fundit nga artistja, që rezultoi të jetë i pëlqyer nga admiruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/