Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri krahas angazhimeve profesionale mbetet aktive edhe në rrjetet sociale.

Krijuesja e hitit “ Llafe llafe” herë pas here realizon fotosesione të ndryshme të cilat i ndau me fansat e saj të shumtë në llogarinë e saj të Instagramit ku numëron mbi 1.7 milion ndjekës.


Edhe së fundmi, Dafina ka ardhur me disa imazhe në të cilat dukej në formë të mirë dhe tejet atraktive.

dafina.zeqiri 277151389 272432798439178 7383149216626347381 n 1 Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

E veshur me një bluzë të shkurtër me ngjyrë të bardhë, xhaketë të zezë nga materiali i lëkurës, ndërsa shihet me makijazh të theksuar me detaje gurësh rreth syve.

dafina.zeqiri 277031429 168716135497389 4131793551128685061 n Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

“Trëndafil”, ka shkruar Dafina sipër fotografive në të cilat mori pëlqim dhe komente të shumta nga ana e fansave dhe miqve të saj.

dafina.zeqiri 277241570 1005459113680242 7520939292544736367 n Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Ndërkaq, kujtojmë Dafina aktualisht po shijon suksesin e këngës “Dashni” të cilën e solli në bashkëpunim me këngëtarin Muma.

Projekti i dyshes po pritet mirë dhe deri tani ka grumbulluar mbi 7.8 milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube. /Telegrafi/