Çmimet e biletave Shqipëri-Serbi dhe ku mund të blihen

Biletat mund te blihen ne faqen zyrtare të FSHF-së (duke klikuar këtu kaloni te linku).
Çmimet e biletave për këtë ndeshje janë:
Tribunat C2, G2 = 1.000 lekë
Tribunat C1, C3, G1 = 1.500 lekë
Tribunat D, F = 2.000 lekë
Tribuna E = 3.000 lekë
Tribunat B1, B5 = 6.000 lekë
Tribunat B2, B4, A1, A4 = 8.000 lekë
Tribuna A2, A3, B3 = 10.000 lekë
Biletat për këtë eveniment do të jenë të personalizuara dhe për asnjë arsye, asnjë person i cili nuk do ta mbajë një biletë me emrin e tij mbi biletë, nuk do të lejohet të hyjë në stadium. Sistemet e kontrollit të biletave në hyrjet e stadiumit janë të kompjuterizuara.
“Listat nominative të personave të pajisur me biletë do t’i komunikohen Policisë së Shtetit për të mundësuar identifikimin dhe ndalimin e të gjithë personave problematikë apo të dyshuar si potencialisht të rrezikshëm për mbarëvajtjen dhe sigurinë e eventit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/






















































