LAJMI I FUNDIT:

Civil: Maqedonia është vend i errët për jetesë

Civil: Maqedonia është vend i errët për jetesë

Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, Civil – Qendra për liri konsideron se ”shkelja e vazhdueshme dhe sistematike e të drejtave dhe lirive të njeriut, politikat e këqija në sferën e drejtësisë sociale, varfëria në rritje, mosfunksionimi i sindikatave të cilat duhet t’i mbrojnë të drejtat e punëtorëve, keqpërdorimi i çështjeve sociale në kontekst zgjedhor dhe politik, është “traditë” e cila ka rrënjë të thella në Republikën e Maqedonisë.”

Në kumtesën e kësaj OJQ-je, mes tjerash thuhet se ”Maqedonia është vend i errët për jetesë. Si i tillë, vendi ynë e pret edhe këtë 20 shkurt, Ditën botërore të drejtësisë sociale.

Një numër i madh i njerëzve për çdo ditë përballen me diskriminim dhe shkelje të të drejtave sociale, në një sistem tepër të korruptuar që është në bashkëpunim me sundimin kriminel në të cilin viktimizohen pikërisht të varfrit dhe të padrejtësuarit.


Hulumtimet dhe analizat që Civili i ka zbatuar me projektin “Drejtësi sociale tani!” dhe “Premtime dhe keqpërdorime”, si dhe përkushtimi i për zbardhjen publike të padrejtësive sociale, tregojnë për faktin se keqpërdorimi i çështjeve sociale në Maqedoni rrjedh prej robërimit të shtetit dhe manipulimeve në luftën për fuqi.

Për fat të keq, me thellësimin e krizës politike në vend, mund të përfundohet se Maqedonia ditë e më shumë fundoset në varfëri, por edhe përjashtim total të grupeve të rrezikuara sociale të qytetareve dhe qytetarëve.

Civili i fton të gjitha partitë politike, institucionet dhe rregullatorët, të çlirohen nga shtrëngimet partiake dhe të reagojnë me kohë për keqpërdorimet e drejtësisë sociale.

Civili u drejtohet edhe qytetareve dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë që të mos frikësohen dhe me guxim dhe lirë të flasin për problemet e tyre, dhe publikisht të luftojnë për të drejtën e garantuar kushtetuese për jetë dinjitoze”, thuhet mes tjerash në kumtesën e Civil-Qendra për liri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori